
Sallon Interaktiv
Klientët munden me eksploru veturat prej çdo këndi – përpara, anët, mbrapa dhe brenda – të integruara në mënyrë perfekte në një tur virtual, tue ua dhanë përvojën sikur të ishin ulë brenda.
Video Thirrje 360º
Shit në kohë reale me video thirrje 360º, tue ofru një përvojë të personalizueme e tërheqëse që i lejon blerësit potencialë me eksploru veçoritë e veturës në moment.
Angazhim më i Madh
Trefisho angazhimin me shpalljet tue ofru një përvojë unike e gjithëpërfshirëse që e tërheq interesin e klientëve dhe rrit konvertimet.
Rritje e Vizitave në Sallon
Tërhiq ma shumë klientë në sallonin fizik tue ofru një paraqitje të pasun virtuale që i nxit me ardhë personalisht.
Blerës të Pasun Digjitalë
Angazho blerësit digjitalë të pasun që e preferojnë blerjen online dhe presin prezantime virtuale të veturave me kualitet të lartë e detaje të plota.
Prezantim i Plotë i Veturës
Fotografi me kualitet të lartë që mbulojnë çdo kënd – përpara, anët, mbrapa dhe brenda—të integruara në një tur virtual, tue ua ofru klientëve një eksplorim të plotë 360º të veçorive dhe detajeve të veturës.
Zgjidhje të Integruara për Shitës dhe Qira
Integroni lehtë turet interaktive të veturave në webfaqe përmes linkeve HTML, tue e ba një zgjidhje ideale për shitësit dhe kompanitë e qirasë së veturave.
Tërhiq Klientë Potencialë
Shfaq vlerë të shtuar për kompani të mëdha të qirasë si Sixt dhe Europcar tue ofru një përvojë gjithëpërfshirëse që i ngrit aftësitë e prezantimit të veturave të tyre.
Prezencë ma e Fortë Online
Përmirëso kënaqësinë dhe angazhimin e klientëve me një prezantim premium të veturave online, tue siguru që blerësit potencialë kanë një pamje të plotë e interaktive para se me ardhë në sallon.
Qasje e Lehtë në Biznesin Tuaj
Një link i turit virtual dhe një ikonë e optimizuar në Google Maps ua bën më të lehtë klientëve potencialë me e gjetë biznesin tuaj dhe me u lidhë pa pengesa.
Dukshmëri më e Madhe
Shtimi i një turi virtual në Google Street View e rrit dukshmërinë, tërheq më shumë klientë dhe e zgjëron shtrirjen tuaj.
Renditja e Biznesit
Rritni shanset që të gjendeni në kërkimet e Google, fitoni deri në 49% më shumë shikime dhe përmirësoni renditjen me strategji të suksesshme SEO.
Angazhim më i Madh i Klientëve
Turet virtuale ua lejojnë klientëve me eksploru hapësirën tuaj online, duke rritë interesin dhe duke i nxitur vizitat fizike në biznesin tuaj.
Reputacion i Forcuar
Përdorni kartela NFC ose mbajtëse tavoline për ta lehtësuar mbledhjen e komenteve, duke ndërtuar reputacion të fortë online me feedback pozitiv.
SEO Optimizim Efektiv
Strategjitë tona të provuara SEO tërheqin klientë vendorë, rrisin trafikun dhe çojnë në rritje të matshme të shitjeve për biznesin tuaj.
Materiale Profesionale të Marketingut
Fotografitë panoramike me kualitet të lartë janë të përkryera për rrjete sociale, duke tërhequr vëmendje dhe interes për biznesin tuaj.
Personalizim i Përshtatur
Krijoni një pako të personalizuar që përputhet me nevojat tuaja, duke siguruar kthim të mirë të investimit.