Salloni Virtual i Veturave
Transformo mënyrën qysh i paraqet veturat me një përvojë virtuale interaktive dhe tërheqëse.
Dërgo Kërkesë
Header Service Image
Përmbledhje e Shërbimit
Services icon

Sallon Interaktiv

Klientët munden me eksploru veturat prej çdo këndi – përpara, anët, mbrapa dhe brenda – të integruara në mënyrë perfekte në një tur virtual, tue ua dhanë përvojën sikur të ishin ulë brenda.

Services icon

Video Thirrje 360º

Shit në kohë reale me video thirrje 360º, tue ofru një përvojë të personalizueme e tërheqëse që i lejon blerësit potencialë me eksploru veçoritë e veturës në moment.

Services icon

Angazhim më i Madh

Trefisho angazhimin me shpalljet tue ofru një përvojë unike e gjithëpërfshirëse që e tërheq interesin e klientëve dhe rrit konvertimet.

Services icon

Rritje e Vizitave në Sallon

Tërhiq ma shumë klientë në sallonin fizik tue ofru një paraqitje të pasun virtuale që i nxit me ardhë personalisht.

Services icon

Blerës të Pasun Digjitalë

Angazho blerësit digjitalë të pasun që e preferojnë blerjen online dhe presin prezantime virtuale të veturave me kualitet të lartë e detaje të plota.

Çmimi i Shërbimit
Për vetëm 15 EUR + TVSH për veturë, rrite prezencën online të veturave me një tur virtual gjithëpërfshirës e të detajuar.
Çka Fiton me Këtë Shërbim
Services icon

Prezantim i Plotë i Veturës

Fotografi me kualitet të lartë që mbulojnë çdo kënd – përpara, anët, mbrapa dhe brenda—të integruara në një tur virtual, tue ua ofru klientëve një eksplorim të plotë 360º të veçorive dhe detajeve të veturës.

Services icon

Zgjidhje të Integruara për Shitës dhe Qira

Integroni lehtë turet interaktive të veturave në webfaqe përmes linkeve HTML, tue e ba një zgjidhje ideale për shitësit dhe kompanitë e qirasë së veturave.

Services icon

Tërhiq Klientë Potencialë

Shfaq vlerë të shtuar për kompani të mëdha të qirasë si Sixt dhe Europcar tue ofru një përvojë gjithëpërfshirëse që i ngrit aftësitë e prezantimit të veturave të tyre.

Services icon

Prezencë ma e Fortë Online

Përmirëso kënaqësinë dhe angazhimin e klientëve me një prezantim premium të veturave online, tue siguru që blerësit potencialë kanë një pamje të plotë e interaktive para se me ardhë në sallon.

Pse me Zgjedhë me Punua me Ne?
Services icon

Qasje e Lehtë në Biznesin Tuaj

Një link i turit virtual dhe një ikonë e optimizuar në Google Maps ua bën më të lehtë klientëve potencialë me e gjetë biznesin tuaj dhe me u lidhë pa pengesa.

Services icon

Dukshmëri më e Madhe

Shtimi i një turi virtual në Google Street View e rrit dukshmërinë, tërheq më shumë klientë dhe e zgjëron shtrirjen tuaj.

Services icon

Renditja e Biznesit

Rritni shanset që të gjendeni në kërkimet e Google, fitoni deri në 49% më shumë shikime dhe përmirësoni renditjen me strategji të suksesshme SEO.

Services icon

Angazhim më i Madh i Klientëve

Turet virtuale ua lejojnë klientëve me eksploru hapësirën tuaj online, duke rritë interesin dhe duke i nxitur vizitat fizike në biznesin tuaj.

Services icon

Reputacion i Forcuar

Përdorni kartela NFC ose mbajtëse tavoline për ta lehtësuar mbledhjen e komenteve, duke ndërtuar reputacion të fortë online me feedback pozitiv.

Services icon

SEO Optimizim Efektiv

Strategjitë tona të provuara SEO tërheqin klientë vendorë, rrisin trafikun dhe çojnë në rritje të matshme të shitjeve për biznesin tuaj.

Services icon

Materiale Profesionale të Marketingut

Fotografitë panoramike me kualitet të lartë janë të përkryera për rrjete sociale, duke tërhequr vëmendje dhe interes për biznesin tuaj.

Services icon

Personalizim i Përshtatur

Krijoni një pako të personalizuar që përputhet me nevojat tuaja, duke siguruar kthim të mirë të investimit.

Na Kontakto
Nëse keni pyetje, keni nevojë për më shumë informata, apo doni me diskutu se si mundemi me ndihmu biznesin tuaj, mos hezitoni me na kontaktu. Ekipi ynë është i gatshëm me ju ofru mbështetje dhe me siguru që keni gjithçka që ju nevojitet për sukses. Hajde lidhemi!